Një autobus me targa polake është përfshirë në një aksident të rëndë në autostradën Zagreb – Goriqan mëngjesin e së shtunës. Të paktën 11 persona vdiqën menjëherë dhe 34 mbetën të lënduar, shkruan Jutarnji.
Deri më tani, nuk ka informacione zyrtare për shkaqet e aksidentit dhe as për rrethanat në të cilat ka ndodhur.
Policia, sipas rrjedhës se si ka shkuar aksidenti, dyshon se shoferin e ka zënë gjumi dhe autobusi ka dalë jashtë rruge.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen hetimet, ndërsa në vendngjarje janë thirrur ekipet e emergjencës dhe zjarrfikësit për të ndihmuar në shpëtimin e viktimave. /koha