RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

25-vjetori i masakrës së Mejës, krerët e shtetit kërkojnë drejtësi për viktimat

25-vjetori-i-masakres-se-mejes,-kreret-e-shtetit-kerkojne-drejtesi-per-viktimat

Gjatë ditës së sotme në Kompleksin Memorial në Mejë u organizua tubim përkujtimor nga Zyra e Kryeministrit të Republikës së Kosovës në shënim të Ditës së Personave të Zhdukur me Dhunë gjatë luftën në Kosovë.

Në 25-vjetorin e masakrës së Mejës, krerët e shtetit kërkuan drejtësi për viktimat, duke u zotuar se thirrja për drejtësi kurrë nuk do të mungojë.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani masakrën e Mejës e qujati “Srebrenica e Kosovës”.

“Sot këtu jemi me zemër të rënduar pa fund, ky vend është “Srebrenica e Kosovës”, ky vend është edhe thirrja jonë me e fuqishme për drejtësi. 376 civilëve të pafajshëm ju këputën ëndrrat në gjysmë vetëm pse ishin shqiptarë. Familjet e të zhdukurve me dhunë asnjëherë nuk do të jenë vetëm”, tha ajo.

Derisa, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se për shqiptarët stina e pranverës është stinë përkujtimore për masakrën e Mejës.

“Ju e keni të freskët mëngjesin e atij viti kur forcat paramilitare e ushtarake të Serbisë, i dëbuan civilët nga fshatrat e Gjakovës. Të dëbuarit i drejtuan nga Meja ku i plaçkitën dhe gratë e fëmijët i drejtuan për në Shqipëri, ndërsa burrat e djem të rinj u vranë në fshatin Mejë”, tha Kurti.

Related posts

Guterres: Pushtimi rus i Ukrainës ka shkaktuar pasiguri në botë

admin

Liban, numri i të vd’ekurve nga su’lmet ajrore iz’raelite rritet në të paktën 2.011

admin

Gjermania në krizë për mjekë, përballet me një mungesë prej rreth 25 mijë profesionistësh të kujdesit shëndetësor. Po tërheq staf nga…

admin