RTV AHIRETI
Shëndetësi

7 kg në 3 javë, dieta e shëndetshme që ndihmon të bini në peshë

7-kg-ne-3-jave,-dieta-e-shendetshme-qe-ndihmon-te-bini-ne-peshe

Dieta me limon ka si parim të saj rënien në peshë nëpërmjet vetive të limonit për shkrirjen e yndyrave. Limoni është i njohur për stimulimin e procesit të tretjes dhe rritjes së metabolizmit të organizmit, eleminimin e indeve dhjamore, stabilizimin e nivelit të yndyrave në gjak si dhe gjithashtu ai është mjaft efikas kundër fryrjeve të barkut. Dieta me limon është një dietë e ekuilibruar dhe e shëndetshme për shkak se ajo është mjaft e pasur me proteina, vitamina dhe minerale, kryesisht vitamina C, B, P, bakër, kalcium, kalium, natrium, hekur, etj. Dieta fillon me konsumin e një gote uji me limon çdo mëngjes esëll. Uji me limon ka veti të fuqishme si për shkrirjen e yndyrave, ashtu edhe për largimin e toksinave. Për këtë arsye, çdo darkë mbushet një kanë me ujë dhe i vendosen në të 2 kokrra limonë të prera në feta të holla (një mënyrë më e thjeshtë përgatitje është edhe shtrydhja në një kanë me ujë e dy kokrrave limon). Çdo javë që kalon i shtohen edhe 2 kokrra të tjera limoni (duke e çuar në 6 kokrra limon javën e fundit në një kanë me ujë). Rekomandohet pirja e një gote me këtë përbërje 1­2 orë përpara ushqimit. Për efekte më të mëdha në shkrirjen e yndyrave, këshillohet që tretësira të vaket përpara pirjes.

Dita e Parë

Mëngjesi: 1 gotë ujë me limon, 100 gr kos me kornfleksa (rekomandohet tërshëra).
Zemra: Një frut sipas dëshirës.
Dreka: 1 tas i vogël me oriz e shoqëruar me 1 fetë djath të bardhë dhe sallatë me fruta dhe perime mikse me lëng limoni dhe pak vaj ulliri.
Zemra: Kos me feta molle dhe limoni.
Darka: Spinaq i zier me lëng limoni, 2 vezë të ziera dhe 1 fetë buke (e zezë ose integrale).

Dita e Dytë

Mëngjesi: 1 gotë ujë me limon, 100 gr kos me kornfleksa (rekomandohet tërshëra).
Zemra: Një frut sipas dëshirës.
Dreka: Peshk me limon e shoqëruar me brokoli të zier dhe të regjur në lëng limoni.
Zemra: Kos me feta banane dhe limoni.
Darka: Fileto pule me perime të zgarës me lëng limoni.

Dita e Tretë

Mëngjesi: 1 gotë ujë me limon, 100 gr kos me kornfleksa (rekomandohet tërshëra).
Zemra: Një frut sipas dëshirës.
Dreka: Spageti me djathë, e shoqëruar me sallatë me fruta dhe perime mikse me lëng limoni dhe pak vaj ulliri.
Zemra: Kos me feta limoni dhe pjeshke.
Darka: Rizoto me fruta deti e përgatitur me feta limoni.

Dita e katërt

Mëngjesi: 1 gotë ujë me limon, 100 gr kos me kornfleksa (rekomandohet tërshëra).
Zemra: Një frut sipas dëshirës.
Dreka: Fileto pule, e shoqëruar me sallatë greke me lëng limoni dhe pak vaj ulliri.
Zemra: Kos me feta limoni dhe kivi.
Darka: Peshk i shoqëruar me 2 kokrra patate të ziera dhe sallatë me domate dhe limon.

Dita e Pestë

Mëngjesi: 1 gotë ujë me limon, 100 gr kos me kornfleksa (rekomandohet tërshëra).
Zemra: Një frut sipas dëshirës.
Dreka: Sallatë mikse me limon dhe 2 feta me bukë të zezë ose integrale.
Zemra: Kos me feta limoni dhe fruta të thata.
Darka: 2 feta djathë i bardhë (me pak yndyrë), e shoqëruar me sallatë me perime mikse të ziera dhe të përgatitura me lëng limoni dhe 1 fetë buke të zezë ose integrale.

Dita e Gjashtë

Mëngjesi: 1 gotë ujë me limon, 100 gr kos me kornfleksa (rekomandohet tërshëra).
Zemra: Një frut sipas dëshirës.
Dreka: Proshutë me sallatë mikse me limon dhe 2 feta me bukë të zezë ose integrale.
Zemra: Kos me feta limoni dhe rrush.
Darka: 1 vezë me sallatë jeshile me limon dhe 1 fetë buke të zezë ose integrale.

Dita e shtatë

Mëngjesi: 1 gotë ujë me limon, 100 gr kos me kornfleksa (rekomandohet tërshëra).
Zemra: Një frut sipas dëshirës.
Dreka: Peshk me sallatë mikse me limon dhe 2 feta me bukë të zezë ose integrale.
Zemra: Kos me feta limoni dhe një lugë gjelle mjaltë.
Darka: Fileto pule e shoqëruar me sallatë jeshile me limon dhe 1 fetë buke të zezë ose integrale.

Në dy javët e tjera zbatohet renditja e javës së parë. Kjo dietë mund të ndiqet çdo 2 muaj deri në mbërritjen e peshës ideale.

Related posts

Çfarë ndodh në organizëm kur nuk kryeni aktivitet fizik

admin

Këto ushqime ju ndihmojë të hidratoheni gjatë verës

RTI

Simptomat e leukemisë që duhet t’i di çdo femër

rezart morina