Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog ka arritur në Shqipëri.
Ai është pritur nga kreu i shtetit shqiptar, Bajram Begaj me ceremoni shtetërore.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Begaj bëri të ditur se me Herzog-in kanë diskutuar për zhvillimet në Ballkanin Perëndimor.
“Faleminderit për vizitën tuaj historike në Shqipëri, President Herzog. Diskutimet tona u përqendruan në forcimin e bashkëpunimit dypalësh, trajtimin e zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor, Kosovën, Lindjen e Mesme dhe çështjet e sigurisë kibernetike”, ka shkruar presidenti i Shqipërisë,
The post Presidenti izraelit në Shqipëri, Begaj njofton se me të foli edhe për Kosovën first appeared on Radio Televizioni Iliria.