RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Trupa shtesë të Britanisë do të vendosen përkohësisht në Kosovë

trupa-shtese-te-britanise-do-te-vendosen-perkohesisht-ne-kosove

KFOR-i ka njoftuar se Regjimenti Mbretëror i Yorkshire i Mbretësirë së Bashkuar po vazhdon vendosjen e përkohshme në Kosovë si “një forcë rezervë e caktuar në mbështetje të misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO”.

“Personeli dhe automjetet zbarkuan në Durrës të Shqipërisë dhe do të lëvizin përmes rrugëve për në Kosovë”, thuhet në një komunikatë nga KFOR-i.

KFOR-i thotë se Regjimenti Mbretëror i Yorkshire “do të punojë së bashku me njësitë e tjera të KFOR-it, në një stërvitje rutinë të stërvitjes së provave operative, deri në fund të tetorit”.

“Qëllimi i këtij ushtrimi është t’i testojë procedurat ekzistuese për dislokimin e shpejtë të trupave shtesë dhe integrimin e tyre me misionin e KFOR-it. Stërvitja mbështet gatishmërinë e KFOR-it për t’iu përgjigjur zhvillimeve përkatëse të sigurisë, në mënyrë që të sigurojë zbatimin e vazhdueshëm dhe efektiv të mandatit tonë të OKB-së – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme”, thuhet në komunikatë.

Në përfundim të stërvitjes, KFOR-i thotë se kontingjenti do të zhvendoset dhe do të kthehet në Mbretërinë e Bashkuar.

“KFOR-i do t’i marrë të gjitha masat e nevojshme për t’i zbutur efektet në trafikun rrugor, të cilat mund të priten si rezultat i lëvizjeve të personelit ushtarak dhe automjeteve në mbështetje të kësaj stërvitjeje”, thuhet në komunikatë.

Related posts

Escobar: Të largohen kryetarët dhe policia nga objektet komunale, urgjentisht të fillojë puna për Asociacionin

rezart morina

Nga prapambeturia në qytetërim…

admin

Danimarka do të marrë masa kundër sulmeve me bazë kulturore dhe fetare në vend

admin