RTV AHIRETI
Lajme

BDI: Dënojmë vendimin e MASH për të zëvendësuar me maqedonas përfaqësuesit shqiptarë në komisione të ndryshme

bdi:-denojme-vendimin-e-mash-per-te-zevendesuar-me-maqedonas-perfaqesuesit-shqiptare-ne-komisione-te-ndryshme

Nga BDI kanë reaguar ndaj Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, pas, siç zëvendësimin e shqiptarëve me maqedonas në disa komisione në MASH. BDI këtë e quan “akt të qartë të diskriminimit etnik”.

Nga BDI thonë se kjo është “goditje e rëndë për barazinë dhe përfaqësimin e drejtë të komunitetit tonë në institucionet shtetërore”.

“Me shqetësim të madh, ne në Bashkimin Demokratik për Integrim (BDI) dënojmë vendimin e fundit të Ministrit të Arsimit për të zëvendësuar përfaqësuesit shqiptarë në komisione të ndryshme me përfaqësues maqedonas. Ky veprim është një shenjë e qartë e diskriminimit etnik dhe përjashtimit të shqiptarëve nga pozitat kyçe të vendimmarrjes.

Ja disa nga zëvendësimet e fundit që reflektojnë këtë praktikë diskriminuese: Xhemile Idrizi u zëvendësua me Keti Kostovska, Xhuliana Zairi u zëvendësua me Georgi Pandeliev Sokol Ahmeti u zëvendësua me Verica Paunovska, Laura Cana u zëvendësua me Slavica Mircevska, Liridona Bushi u zëvendësua me Daniela Graorska, Sadete Ramadani u zëvendësua me Biljana Trajkovska, Nuran Kadriu u zëvendësua me Anastasia Trajkovska, Abaz Fetishi u zëvendësua me Rajne Velinovska”, thuhet mes tjerash në njoftimin e BDI-së.

The post BDI: Dënojmë vendimin e MASH për të zëvendësuar me maqedonas përfaqësuesit shqiptarë në komisione të ndryshme first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Franca nuk do të pranojë emigrantë të parregullt nga ishulli Lampedusa

rezart morina

Shpërthim në Mitrovicën e veriut, dëmtohen dritaret e një shtëpie

rezart morina

Altun: E gjithë bota është nën kërcënime hibride që rrjedhin nga Izraeli

admin