RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kryediplomati algjerian: Iz’raeli përpiqet ta shndërrojë Libanin në një Ga’za të dytë

kryediplomati-algjerian:-iz’raeli-perpiqet-ta-shnderroje-libanin-ne-nje-ga’za-te-dyte

Ministri i Jashtëm i Algjerisë, Ahmed Attaf deklaroi se Izraeli po i përsërit në Liban krimet që i kryen në Rripin e Gazës dhe se përpiqet ta shndërrojë Libanin në një Gaza të dytë, raporton Anadolu.

Kryediplomati algjerian mbajti një fjalim në sesionin urgjent për Libanin në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) i mbajtur me kërkesë të Francës.

“Qëndrojmë në solidaritet me Libanin kundër sulmeve të neveritshme të Izraelit”, tha Attaf, duke theksuar se këto sulme nga Izraeli duhet të refuzohen absolutisht dhe përgjegjësit duhet të japin llogari.

Attaf tha se sulmet e ushtrisë izraelite në Liban “plotësojnë të gjithë elementët e krimeve që Izraeli kopjoi nga Gaza”, ndërsa tha se “Izraeli përpiqet ta shndërrojë Libanin në një Gaza të dytë”.

“Izraeli okupues ka dëshmuar se nuk dëshiron paqe dhe e sheh veten jashtë të gjitha kufizimeve”, shtoi ai.

Ushtria izraelite ka kryer qindra sulme ajrore në qytetet jugore të Libanit si dhe në rajonet Bekaa dhe Baalbek, që nga e hëna, 23 shtator. Sipas të dhënave të Ministrisë libaneze të Shëndetësisë, të paktën 650 persona janë vrarë nga sulmet ajrore në rritje të Izraelit në vend që nga e hëna.

Ministri libanez i Punëve të Jashtme dhe Emigracionit, Abdullah Buhabib deklaroi se numri i personave të zhvendosur brenda vendit për shkak të sulmeve izraelite po i afrohet shifrës prej 500 mijë.

Ndërkohë, vazhdon vala e migrimit nga rajonet jugore të vendit drejt kryeqytetit Bejrut dhe rajoneve veriore.

Related posts

Tubime në Mal të Zi në mbështetje të serbëve në Kosovë

admin

Pas vërshimeve në Skenderaj janë evakuuar rreth 120 familje

admin

Myftiu Tërnava mori pjesë në Samitin e liderëve fetarë myslimanë në botë

admin