RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Tri raste të sulmit ndaj zyrtarëve policorë në 24 orët e fundit

tri-raste-te-sulmit-ndaj-zyrtareve-policore-ne-24-oret-e-fundit

Ti raste të sulmit ndaj personave zyrtarë kanë ndodhur në 24 orët e fundit në Kosovë.

Sipas raportit policor, rastet kanë ndodhur në Fushë Kosovë, në Malishevë dhe në Pejë.

Viktimat kanë marrë trajtim mjekësor, ndërsa të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Fushë Kosovë 25.09.2024 – 19:30.Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se i njëjti gjatë verifikimit ka rezultuar se ka urdhëresë aktive. Gjatë kontrollit në veturën e të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 0.2 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. I dyshuari gjatë arrestimit ka rezistuar me që rast një zyrtar policor ka pësuar lëndime trupore. Zyrtari policor ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është dërguar në vuajtje të dënimit sipas urdhëresës së gjykatës”, thuhet në raport.

“Suharekë 25.09.2024 – 23:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i njëjti në gjendje të dehur, kishte sulmuar fizikisht një zyrtar policor derisa zyrtari policor ishte duke u marrë me një rast aksident trafiku. Zyrtari policor ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, theksohet në raport.

“Pejë 25.09.2024 – 18:15. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë për shkak se kishin sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Të dyshuarit gjatë arrestimit kanë rezistuar me që rast kanë pësuar lëndime trupore për çka edhe u është ofruar tretmani mjekësor. Të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, bëhet e ditur në raportin 24-orësh.

Related posts

Analiza/ NATO përballë presionit që të ndihmojë Ukrainën të rrëzojë dronët ruse

admin

Përurohet objekti i ri i Gjykatës në Gjakovë, Kurti: Shtyllë e rëndësishme e drejtësisë

RTI

VIDEO/ Po i nënshtrohej restaurimit, përfshihet nga flakët një nga ndërtesat më të vjetra të Kopenhagës në Danimarkë

admin