RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Lajçak dhe Vuçiq diskutojnë nevojën për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit

lajcak-dhe-vuciq-diskutojne-nevojen-per-zbatimin-e-marreveshjes-se-ohrit

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, ka njoftuar se ka diskutuar për zhvillimet e fundit në dialog, me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Sipas Lajçak, ata kanë diskutuar edhe nevojën për riangazhimin dhe zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit.

“Këtë mëngjes fola me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Diskutuam në detaje për ngjarjet e fundit në dialog dhe nevojën për riangazhimin dhe zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit në dritën e Planit të Rritjes së BE-së për rajonin”, ka shkruar Lajçak në rrjetin social X.

Related posts

Mbështeti Ramën dhe sulmoi emisionin “Report”, opozita italiane: Giorgia Meloni si perëndeshë e mashtrimit! Kërkon të manipulojë realitetin duke sulmuar gazetarinë

admin

Apeli vërteton dënimin prej 6 vite burgim dhe 2 mijë euro gjobë ndaj të akuzuarit për fajde

rezart morina

82 palestinezë të vrarë në Gaza në 24 orët e fundit, numri i të vdekurve shkon në 30.960

admin