RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kryeministri grek kërkon nga Evropa zgjidhje për rritjen e nivelit të ujit të detit

kryeministri-grek-kerkon-nga-evropa-zgjidhje-per-rritjen-e-nivelit-te-ujit-te-detit

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis tha se problemi i rritjes së nivelit të ujit të detit për shkak të krizës klimatike është problem prioritar që duhet të trajtohet në të gjithë Evropën, raporton Anadolu.

Mitsotakis foli në seancën mbi rritjen e nivelit të ujit të detit në New York të SHBA-së, në Asamblenë e Përgjithshme të 79-të të Kombeve të Bashkuara (AP-OKB).

Ai tërhoqi vëmendjen se niveli i ujit të detit po rritet me shpejtësi në të gjithë botën për shkak të krizës klimatike.

“Ky nuk është problem që ndikon vetëm ndaj shteteve të vogla ishull. Rritja e nivelit të detit është çështje prioritare që duhet trajtuar në të gjithë Evropën”, tha kryeministri grek.

Mitsotakis tërhoqi vëmendjen se gjysma e aktiviteteve botërore të turizmit zhvillohen në zonat bregdetare, duke shtuar se rritja e nivelit të ujit të detit do të ketë efekte negative si në ekonomi ashtu edhe në mjedis.

Ai tha se me rritjen e nivelit të detit, deti do të zgjerohet drejt tokës në shumë vende, dhe për këtë arsye njerëzit do të duhet të lëvizin nga këto rajone.

Related posts

Nëna nga Klina braktis fëmijët e saj, largohet nga shtëpia

admin

A e injoroi Rusia paralajmërimin e sulmeve “ekstremiste” të SHBA?

admin

Vritet nga ushtria izraelite, kreu i Hamasit

RTI