RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Sulmi ajror në Bejrut, Iz’raeli konfirmon vrasjen e liderit të He’zbollahut

sulmi-ajror-ne-bejrut,-iz’raeli-konfirmon-vrasjen-e-liderit-te-he’zbollahut

Ushtria izraelite konfirmoi të shtunën vrasjen e liderit të Hezbollahut, Sayyed Hassan Nasrallah pasi sulmoi selinë qendrore të grupit në Bejrut një ditë më parë.

Hezbollahu i mbështetur nga Irani ende nuk ka lëshuar ndonjë deklaratë për Nasrallah, i cili ka udhëhequr grupin për 32 vjet.

Ushtria izraelite “eliminoi … Hassan Nasrallah, liderin e organizatës terroriste Hezbollah”, shkroi zëdhënësi i ushtrisë izraelite Avichay Adraee në një deklaratë në X.

“Hassan Nasrallah nuk do të jetë më në gjendje të terrorizojë botën”, tha ushtria izraelite në një postim në X të shtunën.

Izraeli nisi një valë të re sulmesh ajrore në periferitë jugore të Bejrutit dhe zona të tjera të Libanit të shtunën, një ditë pas kryerjes së sulmit masiv në periferitë jugore të Bejrutit të njohura si Dahiyeh. /abcnews

Related posts

Vuçiq: S’do të zbatoj asgjë që ka të bëjë me anëtarësimin e Kosovës në OKB

admin

Francë, vandalët shkatërrojnë një xhami e cila pritej të hapte dyert në Ramazan – VIDEO

admin

Një grua akuzon mjekët për humbjen e dy foshnjave në QKUK, Prokuroria nis hetimet

rezart morina