RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Presidenti turk Erdoğan u takua me Bakir Izetbegoviqin në Stamboll

presidenti-turk-erdogan-u-takua-me-bakir-izetbegoviqin-ne-stamboll

Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka takuar të premtën në Stamboll, kryetarin e Partisë për Veprim Demokratik (SDA) të Bosnjës dhe Hercegovinës, Bakir Izetbegoviq.

Erdoğan dhe Izetbegoviq u takuan dhe biseduan në zyrën presidenciale në Pallatin Dolmabahçe të Stambollit. Takimi u mbajt me dyer të mbyllura.

Izetbegoviq ka vizituar më parë kompleksin “Baykara” në Stambolli, kompaninë lider turke në fushën e mbrojtjes dhe industrisë së aviacionit dhe Bayraktarin, krijuesin e dronëve të famshëm.

Në shoqërinë e Selcuk Bayraktarit, kryetar i Bordit të Drejtorëve dhe Drejtor Kryesor i Teknologjisë i kompanisë Baykar, Izetbegoviç vizitoi objektet e kompanisë ku dronët Bayraktar TB1, TB2 dhe TB3, VTOL (avionët me ngritje dhe ulje vertikale), Akinci dhe Kizilelma, ku më shumë se 5.000 punonjës punojnë në prodhimin e produkteve ekzistuese dhe zhvillimin e produkteve të reja.

Related posts

Punëtorët e Kardiologjisë, kërkojnë shkarkimin e menaxhmentit

rezart morina

Dyshime për origjinë të mishit, “Apetit-it” i ndalohet eksportimi i produktit

admin6

Iz’raeli su’lmon me bo’mba me fo’sfor të bardhë jugun e Li’banit

RTI