RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Bullgari, qeveria e përkohshme merr detyrën

bullgari,-qeveria-e-perkohshme-merr-detyren

Qeveria bullgare mori zyrtarisht detyrën pas ceremonisë së betimit që u mbajt në parlament, raporton Anadolu.

Në parlament u mbajt seancë e jashtëzakonshme për ceremoninë e betimit të anëtarëve të qeverisë së përkohshme të formuar nga kryeministri Dimitar Glavchev.

Anëtarët e qeverisë së përbërë nga një kryeministër dhe 19 ministra u betuan një nga një.

Detyra kryesore e qeverisë do të jetë organizimi i zgjedhjeve të parakohshme të Asamblesë Kombëtare Bullgare dhe zgjedhjeve për Parlamentin Evropian (PA) të cilat do të mbahen njëkohësisht më 9 qershor.

Pas ceremonisë ku mori pjesë edhe presidenti Rumen Radev, u intonua himni kombëtar dhe himni i Bashkimit Evropian (BE).

Deputetët e partisë “Vazrazhdane” (Partia e Rilindjes) e cila është pro-ruse dhe anti-NATO dhe anti-BE, u ulën në vendet tyre në shenjë proteste gjatë himnit të BE-së.

Për shkak të paqëndrueshmërisë politike që vazhdon në vend, qeveria e kryeministrit Glavchev do të jetë qeveria e 7-të që do të marrë detyrën në Bullgari në tre vitet e fundit.

Related posts

Libi, 55 fëmijë janë helmuar nga uji i ndotur në qytetin Derna

rezart morina

SHBA-ja furnizon Izraelin me bomba të mëdha anti-bunker

rezart morina

Hovenier: Mirëpresim shtyrjen e reciprocitetit, kishte koordinim për veprimet

admin