RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Erdoğan: Puna ka filluar për rigjallërimin e marrëveshjes së drithit të Detit të Zi

erdogan:-puna-ka-filluar-per-rigjallerimin-e-marreveshjes-se-drithit-te-detit-te-zi

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, në takimin me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, ka bërë të ditur se puna ka filluar për të rigjallëruar iniciativën e drithërave të Detit të Zi, raporton Anadolu.

Erdoğan dhe Zelenskyy u takuan në margjinat e samitit të NATO-s në Ëashington për të diskutuar luftën Rusi-Ukrainë, si dhe çështjet rajonale dhe globale.

Presidenti turk homologut të tij ukrainas i tha se Türkiye vazhdon përpjekjet e saj për t’i dhënë fund konfliktit që filloi në muajin shkurt të vitit 2022 “me një paqe të drejtë”.

Erdoğan tha se Ankaraja është e gatshme për çdo iniciativë, përfshirë ndërmjetësimin, për të hedhur bazat për paqen.

Ankaraja vazhdimisht i ka bërë thirrje Kievit dhe Moskës që t’i japin fund luftimeve përmes negociatave.

Turqia për herë të parë ishte nikoqir i një takimi midis shefave të diplomacisë ruse dhe asaj ukrainase në qytetin mesdhetar Antalya në muajin mars të vitit 2022.

Përpjekjet çuan në marrëveshjen historike të drithërave në vitin 2022, por Moska nuk e zgjati marrëveshjen pas korrikut të vitit 2023, duke përmendur kufizimet në eksportet ruse të drithërave.

Related posts

Shqipëria ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Iranin si “kundërpërgjigje ndaj sulmit kibernetik”

admin

Gaza, çifti palestinez martohet në kampin e refugjatëve mes sulmeve izraelite

rezart morina

Vdes shoferi 60-vjeçar, u përplas me një kamion në rrugën Mitrovicë – Prishtinë

admin