RTV AHIRETI
Lajme

Hasani vizitë zyrtare në Korenë e Jugut: Mundësi për thellimin e bashkëpunimit ekonomik

hasani-vizite-zyrtare-ne-korene-e-jugut:-mundesi-per-thellimin-e-bashkepunimit-ekonomik

Në ditën e parë të vizitës së tij zyrtare në Republikën e Koresë së Jugut, Ministri shqiptar për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani është pritur në një takim nga Ministri për Punët e Jashtme, Cho Tae-yul.

Ministri Hasani dhe homologu Tae-yul shprehën angazhimin e përbashkët për intensifikimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe zgjerimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme me interes të përbashkët, veçanërisht në tregti.

Kryediplomati shqiptar theksoi mbështetjen e Shqipërisë për Strategjinë Indo-Paqësore, që sipas tij, synon të forcojë sigurinë dhe qëndrueshmërinë rajonale, duke rritur rolin e Koresë së Jugut si një partner dhe udhëheqës i besueshëm.

Ministri Hasani zhvilloi gjithashtu një vizitë në kompaninë ‘Yura Corporation’, furnizuesin global në industrinë e automobilave, që ushtron aktivitetin edhe në Shqipëri prej 6 vjetësh.

Në takimin me drejtorin ekzekutiv, Dae Yeol Ohm, Hasani nënvizoi se dega e Yura-s në Shqipëri është një provë e mjedisit tonë miqësor ndaj biznesit për investimet e huaja direkte, teksa e konsideroi Shqipërinë si një qendër për prodhimin e pjesëve të ndryshme dhe bazuar në teknologjitë miqësore me mjedisin.

Vizita e kryediplomatit shqiptar, Igli Hasani në Republikën e Koresë vjen në kuadër të 33-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.

The post Hasani vizitë zyrtare në Korenë e Jugut: Mundësi për thellimin e bashkëpunimit ekonomik first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Ky person ka një histori të mrekullueshme!

rezart morina

Socialistët bullgarë marrin mandatin për ta formuar qeverinë

admin

Muslimanët në Katar falën namazin e Fitër Bajramit në stadiumin e ndërtuar për Kupën Botërore – VIDEO

admin