Që nga momenti kur e kemi nënshkruar marrëveshjen për hyrje në Qeveri kemi thënë se nuk është ky premtimi jonë, por ky ka qenë anazhimi ynë se çfarë Alternativa mund të bëjë. Kështu deklaroi kryetari i paritsë Alternativa, Afrim Gashi për kërkesën për hetim ndërkombëtar për rastet e montuara politikisht. Gashi tha se ata kanë pargaditur një letër të cilën në muajin janar do ta dorëzojnë tek Komisioni Evropian.
“Ajo çfarë ne kemi bërë, është e kemi përpiluar letrën, jemi konsultuar me ekspert, me faktor të ndryshëm politik, letra është gati dhe ne mendojmë që shumë shpejt ajo do të dërgohet deri tek Komisioni Evropian, dhe këtu përmbyllet angazhimi jonë”.
Gashi foli edhe për kërkesën e partisë opozitare maqedonase VMRO-DPMNE për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Ai nënvizoi se zgjedhjet parlamentare nuk janë zgjidhje për situatën në vend, pasi qeveria duhet të punojë për një jetësë më të mirë për qytetarët.
“Qëndrimi i Alternativës është që zgjedhjet në vitin 2023 nuk janë të nevojshme. Mendoj se kemi shumë punë për të bërë, dhe mendoj se qeveria duhet të përkushtohet maksimalisht në punën e vet, në zgjidhjen e problemeve me krizën energjetike dhe me krizën ekonomike”.
Ndërsa, për hyrjen në qeveri të Aleancës për Shqiptarët, Gashi tha se ata nuk mund të përzihen në vendimin e tyre, ndërsa tha se janë të hapur për bashkëpunim me të gjitha subjektet politike, të cilat kanë qëllime për ecjen e shtetit përpara.