RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Ambasadori Hill: Kosova t’i bashkohet “Ballkanit të Hapur”

ambasadori-hill:-kosova-t’i-bashkohet-“ballkanit-te-hapur”

Shtetet e Bashkuara kanë përsëritur thirrjen drejtuar Kosovës që t’i bashkohet nismës Ballkani i Hapur.

Në një intervistë për Euronews Albania, ambasadori amerikan në Beograd Christopher Hill ka deklaruar se pjesëmarrja në këtë iniciativë do të ishte pozitive për njohjen ndërkombëtarisht nga Kosova.

“Së pari mendoj se Ballkani i Hapur është një nga nismat më të mira që po ndodh në rajon. Mendoj se ajo bën që vendet e prekura nga problemet të ulen dhe të punojnë me njëra-tjetrën. Ajo mëson dhe promovon kapacitetet për të gjetur një model bashkëpunimi. Mendoj se është shumë e vonuar dhe kritika ime e vetme është se duhet të kishte nisur shumë më parë. Ndaj jam shumë i kënaqur dhe Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë ta mbështesin”, tha ai.

Ambasadori amerikan në Beograd ka folur edhe për marrëveshjen Kosovë-Serbi për letërnjoftimet.

“Mendoj se është diçka, por ka ende shumë punë për të bërë. Janë shumë çështje thelbësore që kërkojnë zgjidhje. Njëra prej tyre është ajo e serbëve të Kosovës. Ata duhet të besojnë se janë të mirëpritur dhe se do të ndihen mirë në Kosovë. Por ka edhe çështje të tjera që duhet të zgjidhen në kuadër të procesit të normalizimit të marrëdhënieve”, tha ambasadori.

Duke folur rreth asaj se Kosova nuk është pjesë e iniciativës Ballkani i Hapur, Hill tha se “Ata duhet të jenë pjesë e kësaj nisme. Ajo i ka dyert e hapura dhe do të ishte në interesin e vetë Kosovës, sidomos për përpjekjet e saj për të qenë e njohur ndërkombëtarisht, për të pasur më shumë vende që e njohin, por edhe për të parë progresin që ajo ka bërë. Mendoj se kjo është një nismë ku Kosova duhet të bëjë pjesë patjetër, pasi ajo nuk do të ndalet pa Kosovën që vazhdon të ecë përpara”.

Related posts

Avokati i Popullit dërgon në Kushtetuese Ligjin e Pagave

rezart morina

Rritet numri i fëmijëve lëmoshëkërkues

admin

Danimarkë, thirrje për të ndaluar pijet energjike me qëllim mbrojtjen e të rinjve

admin