Gjykata e Apelit ka vërtetuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, përmes të cilit Hysri Peqani i njohur si “Burdushi” ishte dënuar me 4 vite e 6 muaj burgim, me 42 mijë euro gjobë si edhe iu kishte konfiskuar pasuria prej 2 milionë euro.
Fillimisht me 5 qershor të këtij vitit në Gjykatën e Apelit në Kosovës ishte mbajtur seanca në të cilin ishin shqyrtuar ankesat e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), si dhe mbrojtësve të të dënuarit Peqani, avokatëve Feim Alaj dhe Durim Osmani, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Në vendimin e Apelit, i cili vendim është marr më 30 qershor të këtij viti, thuhet se aktgjykimi i ankimuar nga PSRK dhe avokatët Alaj dhe Osmani nuk është i përfshirë në shkeljet esenciale të dispozitave të procedurës penale apo shkeljeve tjera që e kushtëzojnë anulimin e aktgjykimit të Themelores.
Tutje, sipas Apelit themelorja nuk ka bërë tejkalim të aktakuzës në kuptimin objektiv si dhe aktgjykimi i themelores qartazi ka gjykuar çështjen që ka qenë objekt gjykimi dhe ndonjë ngjarje tjetër.
Kurse sa i përket tejkalimit të shpalljes së aktgjykimit Apeli ka vlerësuar se pretendimi është si i pabazuar pasi që në procverbalin e shpalljet si dhe në shkresat e lëndës vërtetohet se aktgjykimi është përpiluar ashtu edhe siç është bërë shpallja e aktgjykimit.
Sa i përket gjendjes faktike Apelit ka gjetur se Gjykata Themelore e Prishtinës qartë dhe saktë ka vlerësuar rrethanat dhe të gjitha provat që kane dëshmuar veprimet inkriminues të dënuarit Hysri Peqanit.
Po ashtu Apeli ka gjetur të pabazuara edhe pretendimin ankimor se i akuzuari nuk kishte ushtruar veprimtari mjekësorë pasi që në regjistrimin e biznesit përfshiheshin edhe dhënia e shërbimeve shpirtërore.
Tutje, Apeli ka sqaruar së nuk është aspak kontestuese se i dënuari Peqani në vazhdimësi ka ndërmarrë veprimet e ngjashme ndaj personave të ndryshëm duke kryer kështu veprën penale të ushtrimit të kundërligjshëm të veprimtarisë mjekësore.