RTV AHIRETI
Lajme

Arrestimet në Spitalin Onkologjik në Shqipëri, Policia me detaje: Nuk ua jepnin pacientëve shërbimin në spitalin shtetëror, i orientonin në ato private

arrestimet-ne-spitalin-onkologjik-ne-shqiperi,-policia-me-detaje:-nuk-ua-jepnin-pacienteve-sherbimin-ne-spitalin-shteteror,-i-orientonin-ne-ato-private

Policia e Shtetit ka vendosur masat e sigurimit ndaj tetë personave, ndër ta mjekë në Spitalin Onkologjik të QSUT, kirurgë, ish-zëvendës drejtoresha e Përgjithshme e spitalit dhe farmacistë e punonjës, të cilët dyshohen për keqpërdorim detyre.

Policia e Shtetit në një postim për media ka njoftuar lidhur me zhvillimet e fundit lidhur me operacionin policor “Kobalti”, ku thekson se hetimet kanë zgjatur disa muaj.

Në kuadër të këtij hetimi u ekzekutuan masat e sigurisë: 

Arrest në shtëpi për shtetasin E. G., 44 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” 

Arrest në shtëpi për shtetasin F. M., 42 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Ruajtja ose depozitimi i mallrave që janë kontrabandë

Detyrimi për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore, për shtetasin E. L., 36 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;

Detyrimi për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore, për shtetasen A. Y. (P)., 53 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;

Detyrimi për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore, për shtetasen B. Q., 52 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;

Detyrimi për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore, për shtetasin H. G., banues në Tiranë, për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”;

Për shtetasen D. K., për të cilën është caktuar masa e sigurisë “Detyrimi për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”, nuk është bërë ekzekutimi i vendimit penal, pasi ajo rezulton jashtë RSh-së. 

Këta shtetas, gjatë kohës që kanë qenë të punësuar në spitalin shtetëror “Nënë Tereza”, kanë shpërdoruar detyrat, duke mos iu dhënë qytetarëve shërbimin e nevojshëm në spitalin shtetëror, por duke i orientuar ata në spitale private, për të marrë shërbimet që kërkonin.

Gjithashtu, në spitalin “Nënë Tereza” ka qenë i vendosur dhe burimi i kobaltit që shërbente për radioterapinë, i cili nuk vihej në punë dhe ishte jashtë standardeve, duke u kthyer në një burim rreziku për pacientët.

Gjatë hetimit është bërë e mundur që ky burim të zhvendoset në vendin e përcaktuar.

“Në kuadër të këtij procedimi është ushtruar kontroll në disa subjekte farmaceutike ku janë sekuestruar një sasi e konsiderueshme mallrash të dyshuara të kontrabanduara dhe të falsifikuara, shuma 10 000 euro, si dhe një klinikë mjekësore. Materialet i kaluan Prokurorisë”, thuhet ndër të tjera në njoftim. /Telegrafi/

The post Arrestimet në Spitalin Onkologjik në Shqipëri, Policia me detaje: Nuk ua jepnin pacientëve shërbimin në spitalin shtetëror, i orientonin në ato private first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Koordinimi i institucioneve të sigurisë me KFOR-in, kyç për sigurinë

admin

Ukrainë, centrali bërthamor Zaporizhzhia vazhdon prodhimin e energjisë elektrike

admin

Erdoğan: Ligji antiterror i Suedisë i pakuptimtë për sa kohë që PKK-ja organizon lirshëm aktivitete

rezart morina