RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

BE: Gje’nocidi i Sre’brenicës një nga momentet më të errëta në historinë moderne evropiane

be:-gje’nocidi-i-sre’brenices-nje-nga-momentet-me-te-erreta-ne-historine-moderne-evropiane

Bashkimi Evropian (BE) përkujtoi ata që u vranë në gjenocidin e Srebrenicës dhe deklaroi se gjenocidi i kryer 29 vjet më parë ishte “një nga momentet më të errëta në historinë moderne evropiane”, transmeton Anadolu.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell dhe Komisioneri i BE-së për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi, bënë një deklaratë të përbashkët me shkrim në 29-vjetorin e gjenocidit të Srebrenicës.

Në deklaratë rikujtohet më shumë se 8.300 meshkuj të vrarë sistematikisht në Srebrenicë dhe thuhet: Gjenocidi që ndodhi 29 vjet më parë është një nga momentet më të errëta në historinë moderne evropiane.

Në deklaratë u bëhet thirrje liderëve rajonalë të “refuzojnë retorikën përçarëse dhe të veprojnë me të vërtetën, drejtësinë, besimin dhe dialogun”.

“Për të shëruar plagët e së kaluarës, faktet historike duhet të pranohen dhe të mësohen, viktimat të nderohen dhe të kujtohen, të zhdukurit të identifikohen dhe të gjithë autorët të sillen para drejtësisë. Ky është çelësi për t’u përballur me rrënjët e urrejtjes që çoi në gjenocid. Së bashku duhet të ndërtojmë ura për pajtim. Nuk ka vend mes nesh për ata që mohojnë gjenocidin, përpiqen të rishkruajnë historinë dhe lavdërojnë kriminelët e luftës”, thuhet në deklaratë.

Gjithashtu u kujtua se Këshilli i BE-së vendosi të fillojë negociatat e anëtarësimit me Bosnjën dhe Hercegovinën në mars, duke shtuar: Kjo është një mundësi e rëndësishme për të bërë përparim në reformat që do të rrisin demokracinë, mirëqenien dhe sigurinë për popullin e Bosnjës dhe Hercegovinës, si dhe për të sjellë vendin më afër anëtarësimit në BE.

Related posts

Komisioni Evropian: 40% e shitoreve onlajn në BE manipulojnë konsumatorët

admin

Pakistan, 9 të vdekur dhe qindra të plagosur në protestat pas arrestimit të ish-kryeministrit Khan

admin

Gjyqi penal ndaj Donald Trump, ja çfarë deklaruan dëshmitarët në procesin e ish-presidentit të SHBA-ve

admin