SHBA-ja ka vlerësuar se rreth 200 000 rusë janë vrarë ose plagosur deri më tani në luftën kundër Ukrainës, tha sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken në Konferencën e Sigurisë në Mynih.
“Kostoja e luftës pothuajse njëvjeçare ka qënë edhe më e madhe për Rusinë”, tha Blinken.
“Më shumë se një milion rusë janë larguar nga vendi i tyre sepse nuk duan të jenë pjesë e kësaj lufte dhe drejtimit që po merr vendi”, shtoi ai.
“Për më tepër, 1 000 ose më shumë kompani ndërprenë bizneset në Rusi nga frika e dëmtimit të reputacionit”, sipas Blinken.
“Shikoni çfarë ka ndodhur, çfarë i ka bërë Putini vendit të tij”, tha Blinken./atsh