Kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, aktualisht është duke marrë pjesë në forumin e Dubrovnikut në Kroaci.
Në këtë rast, ai njoftoi se ka takuar presidenten e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh), Odile Basso.
Borrell shkroi në Twitter se pjesë e diskutimit ndër të tjera ishte edhe dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, pa dhënë detaje të tjera.
“Ne diskutuam mbështetjen për Ukrainën, dialogun Beograd-Prishtinë dhe klimën e investimeve në Afrikë. Ne vazhdojmë të avancojmë bashkëpunimin BE-BERZH drejt synimeve tona të përbashkëta për të nxitur rritjen dhe zhvillimin ekonomik”, ka shkruar Borrell.