RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Brazili dënon planin e Iz’raelit për zgjerimin e vendbanimeve të paligjshme në Bregun Perëndimor

brazili-denon-planin-e-iz’raelit-per-zgjerimin-e-vendbanimeve-te-paligjshme-ne-bregun-perendimor

Brazili dënoi planin e qeverisë së Izraelit për të zgjeruar vendbanimet e paligjshme në Bregun Perëndimor nën pushtim, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga Ministria e Jashtme e Brazilit, theksohet se ky vendim i Izraelit nënkupton shkelje të hapur të ligjit ndërkombëtar.

Vendimi do të rrezikojë përpjekjet për zgjidhjen me dy shtete, njoftohet në deklaratën ku shtohet: “Qeveria e Brazilit e ka pritur me tmerr vendimin e qeverisë izraelite më 27 qershor për të zgjeruar në mënyrë arbitrare vendbanimet e paligjshme në Bregun Perëndimor. Brazili dënon këtë vendim i cili vendos hije ndaj përpjekjeve për paqe”.

Më tej në deklaratë bëhet e ditur se këto hapa të Izraelit rrezikojnë edhe përpjekjet për paqen rajonale për përfundimin e sulmeve që vazhdojnë në Rripin e Gazës.

Duke rikujtuar angazhimin e presidentit të Brazilit, Luiz Inacio Lula da Silva për zgjidhjen me dy shtete, ndër të tjera në deklaratë thuhet: “Mbështesim krijimin e një shteti të pavarur palestinez brenda kufijve të vitit 1967 me kryeqytet Kudsin Lindor dhe i cili përfshin Rripin e Gazës dhe Bregun Perëndimor, krah për krah në paqe dhe siguri me Izraelin”.

Related posts

Francë, më shumë se 900 delfinë gjenden të ngordhur në bregdet gjatë dimrit

admin

Presidenca jep detaje rreth takimit Osmani-Biden

admin

Artefaktet e grabitura i kthehen Nigerisë

admin