Krahu ushtarak i Hamasit, Brigadat Izzeddin Kassam, ka njoftuar se në 72 orët e fundit në Rripin e Gazës janë vrarë 36 ushtarë izraelitë dhe janë shkatërruar plotësisht ose pjesërisht 72 automjete ushtarake, transmeton Anadolu.
Zëdhënësi i Brigadave Kassam, Abu Ubaida, nga llogaria e lëvizjes në Telegram informoi lidhur me zhvillimet e përjetuara në tre ditët e fundit.
Abu Ubaida tha se kanë vrarë 36 ushtarë izraelitë dhe kanë plagosur dhjetëra të tjerë dhe se 72 automjete ushtarake janë shkatërruar plotësisht ose pjesërisht.
Ai tha se Brigadat Kassam kanë shënjestruar me raketa dhe shpërthyes forcat izraelite që kanë depërtuar në rajon dhe pajisjet e tyre janë konfiskuar. Ai shtoi se ka të goditur edhe nga snajperët.
Abu Ubaida gjithashtu theksoi se krahas garnizoneve dhe dhomave komanduese izraelite në rajon janë shënjestruar me raketa dhe mortaja edhe njësitë në aksin e konfliktit.