Një stuhi e dhunshme pranë qytetit turistik të Pomorie ka dërguar një duzinë varkash në det të hapur.
Dhjetëra jahte janë raportuar në rrezik, theksoi administrata rajonale e Burgasit, ndërsa një familje ngeci në ishullin e St John-it.
”Një person ra në det nga një jaht por fatmirësisht u shpëtua nga një varkë tjetër”, theksoi administrata rajonale.
Autoritetet kishin dërguar një anije patrullimi nga Burgasi për ta shpëtuar, por në momentin që ajo mbërriti, personi i shpëtuar ishte shëndoshë e mirë.
”Era e fortë, me shpejtësi deri në 100 km/orë, rrëzoi dhjetëra pemë në kryeqytetin rajonal Burgas”, theksoi zyra e shtypit pranë bashkisë. Një pemë e rrëzuar gjithashtu krijoi kaos në transportin publik në Burgas.
Disa fshatra të zonës kanë pësuar ndërprerje të energjisë elektrike. Kryetari i komunës së Pomorie, Ivan Alexiev ka thirrur një mbledhje urgjente.
Situata në Pomorie është bërë mjaft e rëndë. Qeveria rajonale raportoi përmbytje të rrugëve dhe ndërprerje të energjisë elektrike në qytet. Rrugët kryesore janë bllokuar nga përmbytjet. /atsh