Udhëheqësi çeçen pro-Kremlinit, Ramazan Kadyrov ka përsëritur se luftëtarët çeçen në Ukrainë do të ndihmojnë Moskën “të luftojë deri në fundin fitimtar”.
Gjatë një vizite në Kremlin të hënën, Kadyrov i raportoi Putinit se “ne në Çeçeni po ecim shumë mirë, falë jush”, shkruan CNN.
Kadyrov i tha presidentit rus: “Luftëtarët e Republikës Çeçene po shërbejnë me sukses në zonën e operacionit special ushtarak, ne po përmbushim të gjithë urdhrat tuaja dhe synojmë të veprojmë deri në fund. Banorët e rajonit mbështesin plotësisht operacionin ushtarak special dhe e konsiderojnë të nevojshëm arritjen e qëllimeve dhe objektivave të tij”.
Kadyrov është akuzuar nga vëzhgues ndërkombëtarë dhe të pavarur për shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut në territorin e tij dhe më gjerë. Ai drejton forcat të konsiderueshme paraushtarake që megjithëse formalisht janë pjesë e strukturave ruse të sigurisë – kanë besnikëri personale ndaj tij. /koha
Kadyrov met with Putin to tell him how great Chechnya republic is doing and how much it supports the “special military operation”
Note two things:
– how tightly Putin grips the table (and his facial expression)
– the font size on Kadyrov’s notes. pic.twitter.com/Sjhoy9bmQ6— Anton Gerashchenko (@Gerashchenko_en) March 13, 2023