Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi u shpreh sot se, këtë vit është parashikuar në buxhet 7,6 herë më shumë financim për investimet në teknologji.
Ministri Çuçi ndau sot pamje nga puna e dronëve në Tiranë.
“Dronët në ndihmë të punonjësve të Policisë Rrugore për të konstatuar shkeljet e rregullave të qarkullimit”, theksoi Çuçi.
“Përgjatë këtij viti kemi në buxhet 7,6 herë më shumë financim për investimet në teknologji, për modernizimin e Policisë së Shtetit dhe mbrojtjen e sistemeve tona digjitale”, u shpreh Çuçi në një postim në rrjetet sociale.