RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Dhjetëra izraelitë, përfshirë nënkryetarin e Knessetit izraelit hynë në Gaza

dhjetera-izraelite,-perfshire-nenkryetarin-e-knessetit-izraelit-hyne-ne-gaza

Ushtria izraelite njoftoi se dhjetëra izraelitë, përfshirë nënkryetarin e Parlamentit izraelit (Knesset), kanë hyrë në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.

Në deklaratën me shkrim të ushtrisë thuhet se këta individë kaluan gardhin e sigurisë dhe hynë në Rripin e Gazës nga kufiri izraelit.

Deklarata shtoi se këta individë u gjurmuan nga ushtria, u ndaluan, u kthyen në Izrael dhe iu dorëzuan policisë.

Një raport në televizionin shtetëror izraelit KAN deklaroi se midis atyre që infiltruan në Gaza ishin Limor Son Har-Melech, nënkryetari i Knessetit i ekstremit të djathtë dhe dhjetëra aktivistë nga Lëvizja Nahala e krahut të djathtë.

Thuhet se kjo iniciativë synonte të bënte thirrje për krijimin e vendbanimeve të paligjshme hebraike në territoret palestineze.

Har-Melech, nga partia e ekstremit të djathtë “Fuqia Hebraike”, bëri një postim në llogarinë e platformës sociale të kompanisë X me seli në SHBA.

Har-Melech tha se hyri në Gaza me Lëvizjen Nahala dhe dhjetëra të tjerë.

E themeluar në vitin 2005, Lëvizja Nahala mbështet zgjerimin e vendbanimeve në Bregun Perëndimor bazuar në vizionin e saj “Izraeli i Madh” ndërsa kundërshton zgjidhjet politike dhe praninë e vazhdueshme të popullit palestinez në tokën e tyre.

Related posts

Irlanda përsërit thirrjen për ar’mëpushim urgjent në Ga’za

Muhamet Ramadani

Brazil, 45 qytete në gjendje të jashtëzakonshme për shkak të zjarreve

Muhamet Ramadani

Biden do të bisedojë me Netanyahu-n pasi nisin evakuimet në Rafah

admin