Në 16-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, situata në komunat veriore vazhdon të jetë e qetë. Bëri të ditur kështu, Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani.
Gjatë transmetimit special në Tëvë1, Elshani në një lidhje direkte tha se Policia e Kosovës do të jetë në monitorim të gjendjes gjatë tërë kohës, përcjell teve1.info.
“Sonte kemi plane operative. Gjatë tërë kohës, ditën e në mbrëmjë, ne do të jemi rrugëve të veriut të vendit. Situata në komunat veriore s’ka ndryshuar, është e qetë, mirëpo delikate. Ne jemi në mbarë veriun e vendit dhe po tentojmë që të jemi pranë institucioneve tjera”, potencoi Elshani.