RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Dorëhiqet edhe Arta Berisha nga bordi i RTK-së

dorehiqet-edhe-arta-berisha-nga-bordi-i-rtk-se

Arta Berisha ka dhënë dorëheqje nga pozita e anëtares së Bordit të RTK-së.

Ajo ka treguar se dorëheqja e saj lidhet me artikullin e publikuar nga RTK, ku thuhej se dy media në Kosovë financohen nga Serbia.
“Sot, pas mbledhjes së Bordit të Radio Televizionit të Kosovës (RTK), kam dhënë dorëheqje nga funksioni i anëtares së Bordit të RTK-së. Për mua ka qenë përgjegjësi e madhe dhe nder të jap kontributin tim profesional në përpjekjen që transmetuesin publik ta avancojmë drejt një shtëpie informative në shërbim të së vërtetës, edukimit dhe emancipimit shoqëror”, ka shkruar ajo në Facebook.

Në lidhje me lajmin e publikuar nga RTK-ja, Berisha ka thënë se janë shkelur standardet profesionale të gazetarisë, dhe sipas saj bordi është gënjyer.

“Duke qenë mbështetëse e standardeve profesionale në gazetari, të cilat i kam respektuar maksimalisht qoftë si gazetare aktive, qoftë si anëtare e Bordit të RTK-së, për mua ka qenë e paparanueshme që shkelësit e standardeve profesionale të kalojnë pa u ndëshkuar sipas rregulloreve të RTK-së. Raporti i Komisionit të RTK-së është i qartë dhe tregon se në rastin e fundit – botimin e një teksti të paverifikuar dhe të plasuar fillimisht nga një medium tjetër – janë shkelur standardet profesionale të gazetarisë, për më keq: bordi është gënjyer. Kjo për mua është e patolerueshme. Shpresoj se praktika e mosndëshkimit të mos rikthehet në RTK”, ka përfunduar ajo.

Related posts

Biden mban fjalim në Varshavë: Putin gaboi rëndë me Ukrainën

rezart morina

G20 deklaratë të përbashkët për mbrojtjen e integritetit territorial

admin

Uji nga Liqeni i Badocit vazhdon të jetë i papijshëm

RTI