Rritja e imigracionit e ka rritur popullsinë e Gjermanisë në një rekord të lartë prej të paktën 84.3 milionë njerëzve në fund të vitit 2022, sipas të dhënave të qeverisë të.
“Kjo do të thotë se më shumë njerëz se kurrë jetonin në këtë vend në fund të vitit”, deklaroi Zyra Federale e Statistikave të Gjermanisë në Wiesbaden.
Rreth 1.42 deri në 1.45 milionë njerëz më shumë mbërritën në Gjermani vitin e kaluar sesa u shpërngulën jashtë vendit.
I ashtuquajturi imigrim neto ka qenë më i lartë se kurrë që nga fillimi i mbajtjes së të dhënave në vitin 1950.
“Përveç emigrimit të madh të refugjatëve të luftës nga Ukraina, imigrimi i njerëzve të kombësive të tjera gjithashtu është rritur ndjeshëm”, shtoi zyra demografike.
Në të njëjtën kohë, numri i lindjeve është ulur dhe numri i vdekjeve është rritur, duke shkaktuar një efekt frenues në rritjen e popullsisë. /albinfo