RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Erdoğan: Turqia do t’i vazhdojë operacionet antiterroriste

erdogan:-turqia-do-t’i-vazhdoje-operacionet-antiterroriste

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, tha se Turqia do të vazhdojë operacionet antiterroriste derisa të sigurojë kufijtë e saj jugorë, raporton Anadolu Agency (AA).

Turqia sot shënon 951-vjetorin e triumfit në Malazgirt, fitoren historike në Betejën e Malazgirtit (Manzikert), kurse në tubimin e mbajtur në Ahlat të provincës Bitlis u drejtua presidenti i turk Recep Tayyip Erdoğan.

“Ahlat dhe Malazgirt janë emra të vullnetit për të ngritur përsëri qytetërimin tonë, kjo është vula e ngritjes sonë që ngjall besim tek miqtë tanë, dhe frikë tek armiqtë tanë”, deklaroi Erdoğan.

Me këtë rast, presidenti turk porositi se Turqia do të vazhdojë operacionet antiterrorsite në përputhje me prioritetet e saj të sigurisë.

“Edhe njëherë deklaroj para gjithë botës se lufta jonë nuk do të përfundojë derisa të sigurojmë kufijtë tanë jugorë në një korridor me thellësi 30 kilometra”, theksoi Erdoğan.

Ai gjithashtu potencoi se Turqia nuk ka aspirata territoriale ndaj asnjë vendi, por se operacionet e saj janë drejtuar posaçërisht kundër organizatave terroriste.

Beteja e Malazgirtit, një qytet në lindje të Turqisë, është zhvilluar në vitin 1071 kur selçukët turq nën udhëheqjen e Sulltan Alp Arslanit mundën perandorin bizantin Romanus IV. Pasojë e disfatës ishte dobësimi i fuqisë mbrojtëse të bizantinëve, por edhe shpërngulja e popullsisë turke në provincën historike të Anadollit.

Beteja e Malazgirtit konsiderohet në histori si një ngjarje vendimtare që ishte drejtpërdrejt shkaktare për rënien e mëvonshme të Bizantit, kurse selçukët, të nxitur nga fitorja e kësaj beteje, vazhduan fushatat e tyre fitimtare në Azinë e Vogël. /aa

Related posts

Sërish greva në disa aeroporte gjermane

rezart morina

Ditë e qetë në veri në shënimin e Pavarësisë

rezart morina

Zelensky: Flamuri i Ukrainës do të valëvitet sërish në të gjitha pjesët e okupuara

admin