Një grup i studentëve të Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, kanë shënuar një sukses historik. Në garë me gati 400 universitete, ekipi i fakultetit juridik të Universitetit të Prishtinës, arriti në top 3-shën më të mirë në botë.
Këtij suksesi i është gëzuar presidentja Vjosa Osmani. Ajo ka përgëzuar studentët dhe trajnerët e tyre.
“Këto vajza e djem nga Kosova kanë lënë prapa Universitete si Harvardi, Yale, Stanford, Columbia, Oxford, Cambridge, Princeton, Duke, LSE, e qindra universitete të tjera në garën më prestigjoze të drejtësisë, Willem C Vis. Ata poashtu fituan çmim të veçantë për Memorandumin për palën e paditur. Kjo ekipë këtu në foto dëshmon se vetëm me punë e përkushtim arrihet gjithçka. Krenare sa më ska! Bravo studentëve Ariana Rexha, Dea Fetiu, Morea Pula, Melisë Sejdiu, Nol Musa, Rea Hadri, si dhe Trajnerët: Prof. Donikë Qerimi, Ilir Hajraj dhe Art Sylaj”, ka shkruar Osmani.