Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, theksoi se nuk është e mundur që korridoret e energjisë dhe transportit në rajonin ku gjenden të jenë efektivë dhe të qëndrueshëm pa përfshirjen e Turqisë, raporton Anadolu
Fidan këto vlerësime i bëri gjatë fjalimit të tij në Kongresin e 10-të të Këshillit Botëror të Biznesit Turk.
“Nuk është e mundur që korridoret e energjisë dhe transportit në rajonin tonë të jenë efektivë dhe të qëndrueshëm pa përfshirjen e Turqisë”, tha ai, duke shtuar:
“Shpresojmë që brenda disa muajve të kalojmë në fazën e zbatimit në Projektin e Rrugës së Zhvillimit, i cili ka rëndësi të madhe për prosperitetin dhe stabilitetin në Lindjen e Mesme”.