Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, është takuar me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, raporton Anadolu Agency (AA).
Takimi Erdoğan-Zelenskyy ka filluar në Pallatin Potocki.
Presidenti Erdoğan, pas takimit kokë më kokë me Zelenskyy, në Pallatin Potocki, do të takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres.
Pas takimit, Erdoğan, Zelenskyy dhe Guterres, do të zhvillojnë një konferencë të përbashkët për media. /aa