Solidariteti me familjen e heroit Afrim Bunjaku nuk ka të ndalur.
Fondacioni “Shqiptarët për Shqiptarët” i drejtuar nga teologu Elvis Naçi ka dhuruar 5 mijë euro për familjen e policit që ra dëshmor të dielën në përballje me grupin terrorist serb në Banjskë të Zveçanit.
Kujtojmë se edhe Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbantur të mërkurën ndau 50 mijë euro për familjen e rreshterit Afrim Bunjaku.