RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Forcat izraelite arrestojnë 17 palestinezë në Kudsin Lindor

forcat-izraelite-arrestojne-17-palestineze-ne-kudsin-lindor

Të paktën 17 palestinezë u arrestuan nga policia izraelite në Kudsin Lindor të pushtuar pasi valëvitën flamuj dhe pankarta të grupeve palestineze, raporton Anadolu.

Në një deklaratë, policia izraelite tha se 17 palestinezë u arrestuan në pjesën e vjetër të qytetit të Kudsit për shkak të “shpalosjes së flamujve të organizatave armiqësore palestineze” dhe brohoritjes së sloganeve nxitëse.

Kanë nisur veprimet ligjore kundër palestinezëve të arrestuar.

Më herët gjatë ditës, rreth 250 mijë palestinezë falën namazin e katërt të xhumasë në muajin e shenjtë të Ramazanit në Xhaminë Al-Aksa në Kudsin Lindor, sipas një deklarate nga Departamenti i Vakëfimeve Islamike në Kuds.

Rreth 2.000 policë izraelitë u vendosën në Kudsin Lindor dhe në zonën e qytetit të vjetër, sipas deklaratës izraelite.

Tensionet u përshkallëzuan në territoret palestineze në fillim të këtij muaji pasi forcat izraelite sulmuan kompleksin e Xhamisë Al-Aksa në Kudsin Lindor dhe larguan me forcë besimtarët.

Sulmet izraelite brenda xhami shkaktuan lançimin e disa raketave nga Gaza dhe Libani, ndaj të cilave Izraeli u kundërpërgjigj me sulme ajrore.

Palestinezët akuzojnë Izraelin se po punon sistematikisht për të judaizuar Kudsin Lindor, ku ndodhet Al-Aksa, si dhe për të zhdukur identitetin e tij arab dhe islamik.

Për myslimanët, Al-Aksa përfaqëson vendin e tretë më të shenjtë në botë. Hebrenjtë e quajnë këtë zonë Mali i Tempullit, duke thënë se ishte lokacioni i dy tempujve të lashtë hebrenj.

Izraeli pushtoi Kudsin Lindor gjatë Luftës Arabo-Izraelite të vitit 1967. Në vitin 1980 ajo aneksoi të gjithë qytetin, një veprim që nuk u njoh kurrë nga komuniteti ndërkombëtar.

Related posts

Forcat izraelite kanë vrarë 1.048 palestinezë në Gaza që nga vendimi i GJND-së

admin

Turqi: Institucionet po koordinohen dhe dëmet po vlerësohen pas tërmeteve të reja në Hatay

rezart morina

Mbreti i Jordanisë: Sulmi izraelit në Rafah kërcënon të çojë në ‘masakër të re’

admin