Forcat izraelite kanë arrestuar 21 palestinezë në Bregun Perëndimor dhe në Kudsin nën pushtim, transmeton Anadolu.
Sipas agjencisë së lajmeve palestineze WAFA, forcat izraelite kanë vazhduar operacionet e tyre të arrestimeve kundër palestinezëve në shumë zona të Kudsit dhe Bregut Perëndimor.
Forcat izraelite arrestuan 13 palestinezë, përfshirë 3 fëmijë në Kuds dhe 8 palestinezë në Bregun Perëndimor.
Fëmijët e arrestuar janë vëllezërit Musa Jibril, Foad Jibril dhe Omer Jibril të cilët jetojnë në zonën Silwan.
Forcat izraelite shpesh kryejnë bastisje në shtëpitë e palestinezëve në Kudsin Lindor dhe Bregun Perëndimor nën okupim dhe arrestojnë palestinezët me pretendime të ndryshme. Herë pas here paraqiten incidente mes ushtarëve izraelitë dhe banorëve palestinezë në rajon të cilët reagojnë ndaj bastisjeve.
Israeli occupation forces detain three Palestinian minor brothers, Fo’ad, Musa and Omar Jibril, in a raid on their family house in the occupied Jerusalem neighborhood of Silwan, this morning. pic.twitter.com/hRzLAiQoZ0
— Quds News Network (@QudsNen) April 16, 2023