Në Bregun Perëndimor të pushtuar, 2 palestinezë u vranë dhe një tjetër u plagos si pasojë e zjarrit të hapur nga ushtarët izraelitë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmit të agjencisë zyrtare palestineze WAFA, bazuar në burimet e sigurisë, forcat izraelite kryen bastisje afër kampit të refugjatëve Jalazun në veri të Ramallah-ut dhe hapën zjarr ndaj 3 palestinezëve në automjetet e tyre.
Nga incidenti humbën jetën palestinezët Basil Besbus dhe Khalid Anber, ndërsa u plagos Selame Rafet.
Thuhet se forcat izraelite morën trupat e palestinezëve të vdekur dhe ndaluan të plagosurin palestinez.
Në një deklaratë, Ministria e Shëndetësisë e Palestinës ka informuar se si pasojë e zjarrit të forcave izraelite kanë humbur jetën 2 persona dhe një person tjetër është plagosur.
Forcat izraelite kryejnë bastisje të shpeshta në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor për të arrestuar palestinezët me akuza të ndryshme.
2022 is already the deadliest year for Palestinians in the occupied West Bank in nearly a decade. pic.twitter.com/taSkCM2MZ5
— AJ+ (@ajplus) October 2, 2022