RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Francezja 24-vjeçare Elodle Moreno pranoi Islamin në Turqi

francezja-24-vjecare-elodle-moreno-pranoi-islamin-ne-turqi

Francezja 24-vjeçare Elodle Moreno, e cila kishte ardhur për pushime në Tekirdağ të Turqisë, u konvertua në Islam dhe mori emrin “Sibel”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Moreno, e frymëzuar nga një shoqe e saj në Tekirdağ, filloi të hulumtojë rreth fesë islame.

Duke vendosur të bëhej muslimane më vonë, Moreno aplikoi tek Myftiu i Provincës.

Në Myftini u mbajt një ceremoni konvertimi për Morenon. Myftiu i Tekirdağ-ut, İsmail İpek, i cili dha informacione për parimet themelore të Islamit në ceremoni, përgëzoi vajzën e re që vendosi të bëhet muslimane.

Elodle, e cila deklaroi shehadetin (fjalët e dëshmisë), pranoi Islamin në prani të dëshmitarëve dhe mori emrin “Sibel”.

Myftiu Ipek i dha Sibelit një “çertifikatë konvertimi”, Kuran dhe libra të ndryshëm fetarë.

Related posts

“Jemi centimetra larg shkatërrimit”- Kryeministri hungarez: Europa po përgatitet për luftë me Rusinë

admin

CIA: Nuk ka informacione se Putini është i sëmurë

admin

Komisioni i ri Evropian, Von der Leyen u kërkon vendeve propozimet për komisionerë! Kush pritet të jenë emrat e rinj dhe të vjetër krah saj

admin