Mes raporteve për një operacion të mundshëm tokësor izraelit në Rripin e Gazës, banorët e Gazës kanë filluar të ndajnë testamentet e tyre në internet, duke kërkuar falje nga ata që mund t’u kenë bërë keq dhe duke u shprehur se nuk po e bëjnë këtë nga frika.
Forcat izraelite të sigurisë thuhet se po përgatiteshin për një operacion tokësor në Gaza, në pritje të miratimit politik.
Qëllimi i raportuar i këtij operacioni është çarmatosja e Rripit të Gazës.
Autoritetet izraelite nuk i kanë konfirmuar apo mohuar zyrtarisht këto raporte.
Ndërkohë, Forcat Ajrore të Izraelit kanë kryer sulme të pandërprera ajrore në Gaza, duke synuar zonat e përdorura nga grupet e rezistencës palestineze Hamasi dhe Xhihadi Islamik, duke hedhur mijëra bomba. /mesazhi