RTV AHIRETI
Shëndetësi

Gjashtë ushqime të pasura me vitaminën D7

gjashte-ushqime-te-pasura-me-vitaminen-d7

VEZËT

Vezët janë burim i hatashëm për vitamina D. Përderisa shumica e vitaminave në vezë gjendet në të bardhët e vezës, vitaminat, mineralet dhe yndyra është kryesisht në të kuqtë e vezës.

SKUMBRI

Vetëm një porcion me këtë peshk të pasur me aminoacidet omega 3, ju ofron rreth 90 për qind të sasisë ditore me vitamina D të rekomanduar për një ditë. Rekomandohet që të hani këtë lloj të peshkut tri herë në javë.

KËRPUDHAT

Kërpudhat janë bima e vetme, që ofrojnë vitamina D. Sikurse njerëzit, kërpudhat vitaminën D e thithin sa herë t’i ekspozohen diellit. Por, kërpudhat prodhojnë vitamina D2. Megjithëse vitamina D2 ndihmon në ngritjen e nivelit të gjakut me vitamina D, mund të mos jetë efektiv si vitamina D3.

SARDELET

Sardelet janë një nga burimet më të mira për vitaminën D. Vetëm një peshk mesatar ju ofron mesatarisht 101 për qind me nevojat ditore për vitamina D. Këta peshq në konservë janë burim i përsosur për aminoacide omega 3, vitamina B-12, selen dhe proteina.

QUMËSHTI I SOJËS

Vitamina D pothuajse gjithmonë gjendet në prodhimet e kafshëve. Për më shumë, vegjetarianët në veçanti janë në rrezik për mungesë të kësaj vitamine. Prandaj, qumështi që fitohet nga bimët, si qumështi i sojës, është alternativë.

TUNA

Duhet të konsumoni tri porcione me peshkun e llojit tunë për të fituar 50 për qind të nevojave ditore me vitamina D. Tuna e freskët dhe ai i egër është lloji që ofron më së shumti vlera ushqyese. Poashtu, peshku i yndyrshëm, i ofron trupit yndyrna të shëndetshme, përkrahin trurin dhe funksionimin e kujtesës.

Related posts

Kërpudhat mund të forcojnë sistemin tuaj imunitar

rezart morina

Studimi: Kjo pije është më e mirë për hidratim sesa uji

admin

Pikat e shiut ndihmojnë në largimin e ankthit dhe stresit

rezart morina