Gjenerali amerikan, David Petraeus ka folur për mediat se çfarë do të ndodhë nëse Rusia vendosë të përdorë një armë bërthamore në Ukrainë dhe cila do të jetë përgjigja e Perëndimit.
Gjatë një interviste në ABC, ai u shpreh se nëse Kremlini ndërmerr një akt të tillë atëherë kundërpërgjigja do të jetë e paparashikuar.
“Do të ndërmarrim një sulm kolektiv me NATO që do të eliminonte çdo forcë konvencionale të Rusisë në Ukrainë, në Krime dhe çdo anije në Detin e Zi.
Ai mohoi se pas një sulmi bërthamor edhe kundërpërgjigja e tij duhet të jetë sërish bërthamore. /A2