Organi më i lartë kushtetues i Francës ka miratuar kërkesën e Macron për rritjen e moshës së pensionit shtetëror nga 62 në 64 vjeç dhe ka hedhur poshtë thirrjet për një referendum nga kundërshtarët politikë.
Por Këshilli Kushtetues ka thënë se disa nene në projektligj kishin probleme ligjore.
Në mars, qeveria përdori një fuqi të veçantë kushtetuese për të detyruar reformat pa votim.
Prej janarit janë mbajtur protesta në vend kundër reformave.
Qeveria e presidentit Emmanuel Macron argumenton se ndryshimet janë thelbësore për të parandaluar kolapsin e sistemit. /abcnews