RTV AHIRETI
Lajme

Gjykata rrëzon kërkesën e Bardhit për të çregjistruar Bashën si kryetar i PD-së

gjykata-rrezon-kerkesen-e-bardhit-per-te-cregjistruar-bashen-si-kryetar-i-pd-se

Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë ka vendosur që të mos pranojë kërkesën e 6 deputetëve demokratë për ta çregjistruar Lulzim Bashën si kryetar i PD-së.

Gjyqtari Gentjan Marku vendosi mos të legjitimojë Këshillin e thirrur nga Gazmend Bardhi në korrik të vitit 2022.

Këshilli Kombëtar i PD i mbledhur nga Gazmend Bardhi kërkoi çregjistrimin e Lulzim Bashës si kryetar i PD, nga regjistri i partive politike. Argumentet sipas deputetëve të Këshillit Kombëtar të mbledhur nga Bardhi bazoheshin në vendimin e KAS për dorëheqjen e dhënë nga Lulzim Basha.

Por gjykata me vendimin e sotëm, e rrëzon Kuvendin Kombëtar të Bardhit duke cilësuar si jo legjitim dhe duke pushuar çështjen.

The post Gjykata rrëzon kërkesën e Bardhit për të çregjistruar Bashën si kryetar i PD-së first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Flamuri i Suedisë ngrihet në selinë e NATO-s

admin

Rusia: Do të zhvillojmë bashkëpunimin ushtarak me Afrikën

rezart morina

Kryeministri indian në një vizitë historike në Ukrainë

RTI