RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Greqi, brenda 10 viteve 382 mijë banorë më pak

greqi,-brenda-10-viteve-382-mije-banore-me-pak

Në krahasim me regjistrimin e fundit të vitit 2011 numri i popullatës është zvogëluar për 3.5 për qind

Numri i banorëve në Greqi gjatë 10 viteve të fundit ka rënë për 382.716, gjegjësisht 3.5 për qind, raportojnë sot mediat lokale, duke iu referuar agjencisë shtetërore për statistikë

Sipas regjistrimit të fundit të popullsisë që këtë vit e kreu Enti grek për statistikë (ELSTAT), shifra momentale e banorëve arrin 10.432.481, bëri të ditur agjencia shtetërore e lajmeve AMNA.

Kjo tregon për rënien e numrit të banorëve prej 3.5 për qind krahasuar me regjistrimin e fundit të vitit 2011 kur vendi numëronte 10.815.197 banorë.

Femrat përbëjnë 51.3 për qind të popullatës dhe janë 5.357.232 ndërsa meshkuj janë 5.075.249.

Në raport theksohet se pothuajse 3.8 milionë njerëz jetojnë në rajonin e decentralizuar të Atikës, i cili përfshin kryeqytetin Athinë dhe qytetin port pranë Pireut. /trt

Related posts

Shtyhet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

RTI

I riu që goditi me veturë e shkop 18-vjeçarin, me 9 vepra penale në polici

rezart morina

Mbi 39 mijë pa’lestinezë janë vr’arë në Ga’za në sulmet iz’raelite që nga 7 tetori

rezart morina