RTV AHIRETI
Lajme

Greqia dërgon dy avionë për shuarjen e zjarreve në Shqipëri, ndihmë edhe nga Italia dhe Kroacia

greqia-dergon-dy-avione-per-shuarjen-e-zjarreve-ne-shqiperi,-ndihme-edhe-nga-italia-dhe-kroacia

Greqia ka “lënë pas inatet” dhe i ka ardhur në ndihmë fqinjit të saj, Shqipërisë, e cila po përballet me dy vatra të mëdha zjarri në Dropull dhe Finiq.

Në kuadër të Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile, shteti grek ka dërguar dy avionë për shuarjen e flakëve. Ndihmë ka pasur edhe nga qeveria italiane dhe ajo kroate, për shkak se vatrat e zjarrit vijojnë aktive prej 2 ditësh dhe shuarje e tyre është shumë e vështirë.

Avionët grekë, vijnë si mbështetje për Shqipërinë përmes Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile dhe i bashkohen përpjekjeve të Forcave tona të Armatosura, zjarrfikësve, punonjësve të emergjencave civile dhe strukturave vendore që prej 2 ditësh po luftojnë me flakët atje.

Mirënjohje për gatishmërinë e treguar për të sjellë mjete ajrore edhe qeverisë italiane dhe asaj kroate”, njofton Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi. /Telegrafi/

The post Greqia dërgon dy avionë për shuarjen e zjarreve në Shqipëri, ndihmë edhe nga Italia dhe Kroacia first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Ambasadave izraelite iu kërkua të rrisin nivelin e gatishmërisë pas vrasjes së liderit të Hamasit

admin

Bullgari, 5 parti hynë në Parlament pas zgjedhjeve parlamentare

rezart morina

Princi i kurorës së Jordanisë, Al Hussein martohet me arkitekten saudite Rajwa Al Saif

admin