Zjarret në pyje që kanë nisur që prej 19 gushtit në rajone të ndryshme të Greqisë, veçanërisht në rajonin e Alexandroupoli-t dhe Maritsa-s, vazhdojnë edhe në ditën e gjashtë dhe për shkak të erërave të forta nuk janë vënë nën kontroll, transmeton Anadolu.
Zjarri në malin Parnita, rreth 50 kilometra në veri të kryeqytetit Athinë, iu afrua edhe vendbanimeve.
Për shkak të pamundësisë për të kryer shuarje ajrore gjatë natës, zjarri në rajon është forcuar sërish me efektin e erës.
Teksa vazhdojnë punimet për shuarjen e zjarrit nga ajri, të nisura në orët e para të mëngjesit, banorëve të vendbanimit Thrakomakedones pranë Parnita-s iu kërkua të jenë gati për të evakuuar zonën nëse është e nevojshme.
Shumë rrugë që të çojnë në zonë u mbyllën për qarkullim.
Në Greqi, që prej 19 gushtit dhjetëra vendbanime u evakuuan dhe dhjetëra ndërtesa u dogjën për shkak të zjarreve që nuk mund të kontrolloheshin.
Më shumë se 600 mijë hektarë pyje, tokë bujqësore dhe zona banimi u dogjën nga zjarret.
Zyra Meteorologjike Greke regjistroi se tymi i zjarrit arriti deri në Siçili të Italisë Jugore dhe në Malta.