RTV AHIRETI
Lajme

Hasani vizitë zyrtare në Korenë e Jugut: Mundësi për thellimin e bashkëpunimit ekonomik

hasani-vizite-zyrtare-ne-korene-e-jugut:-mundesi-per-thellimin-e-bashkepunimit-ekonomik

Në ditën e parë të vizitës së tij zyrtare në Republikën e Koresë së Jugut, Ministri shqiptar për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani është pritur në një takim nga Ministri për Punët e Jashtme, Cho Tae-yul.

Ministri Hasani dhe homologu Tae-yul shprehën angazhimin e përbashkët për intensifikimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe zgjerimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme me interes të përbashkët, veçanërisht në tregti.

Kryediplomati shqiptar theksoi mbështetjen e Shqipërisë për Strategjinë Indo-Paqësore, që sipas tij, synon të forcojë sigurinë dhe qëndrueshmërinë rajonale, duke rritur rolin e Koresë së Jugut si një partner dhe udhëheqës i besueshëm.

Ministri Hasani zhvilloi gjithashtu një vizitë në kompaninë ‘Yura Corporation’, furnizuesin global në industrinë e automobilave, që ushtron aktivitetin edhe në Shqipëri prej 6 vjetësh.

Në takimin me drejtorin ekzekutiv, Dae Yeol Ohm, Hasani nënvizoi se dega e Yura-s në Shqipëri është një provë e mjedisit tonë miqësor ndaj biznesit për investimet e huaja direkte, teksa e konsideroi Shqipërinë si një qendër për prodhimin e pjesëve të ndryshme dhe bazuar në teknologjitë miqësore me mjedisin.

Vizita e kryediplomatit shqiptar, Igli Hasani në Republikën e Koresë vjen në kuadër të 33-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.

The post Hasani vizitë zyrtare në Korenë e Jugut: Mundësi për thellimin e bashkëpunimit ekonomik first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Osmani për kërcënimet e Vuçiqit: Mendësi e trashëguar nga Millosheviqi, do përballet me institucionet e Kosovës

admin

Kuvendi Kombëtar Demokrat, Joe Biden: Asnjë komandant i përgjithshëm nuk duhet të përkulet përpara një diktatori siç vepron Trump me Putin

admin

Guterres vazhdon të shqyrtojë mundësinë e një takimi trepalësh për çështjen e Qipros

rezart morina