RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Haxhiu: S’ka dëmtim të mbetjeve mortore, arkivës së IML-së dhe mostrave

haxhiu:-s’ka-demtim-te-mbetjeve-mortore,-arkives-se-iml-se-dhe-mostrave

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se sot rreth orës 8 të mëngjesit, nga drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Ditor Haliti, është njoftuar që dy zyra në katin e dytë në objektin e IML, janë përfshirë nga zjarri.

Haxhiu në Facebook tha se nga vlerësimet fillestare, nuk ka pasur djegie ose dëmtim të mbetjeve mortore, arkivës së IML-së dhe mostrave.

Derisa sipas saj, Policia dhe Prokuroria po punojnë për zbardhjen e këtij rasti.

“Ekipet e zjarrëfikësve, policia, prokuroria menjëherë kanë shkuar në vendim e ngjarjes. Nga vlerësimet fillestare, nuk ka pasur djegie ose dëmtim të mbetjeve mortore, arkivës së IML dhe mostrave. Ekipet e forenzikës dhe ekspertët e zjarrit dhe të elektroteknikës janë ende duke e kryer punën e tyre me qëllim që të dihen shkaqet e zjarrit. Policia dhe prokuroria po ashtu janë duke bërë punën e tyre”, tha Haxhiu.

Tutje ministrja theksoi se pavarësisht që qytetarët mund të jenë të shqetësuar për ndodhinë e sotme në IML, pa kuptuar shkakun e zjarrit nuk mund të jipen më shumë informata.

“Për shkak të atyre që kanë ndodhur në IML, me të drejtë qytetarët mund të jenë të shqetësuar lidhur me këtë mirëpo pa kuptuar shkakun e zjarrit nuk mund të japim informacione më shumë. Sapo të kemi informacione më të detajuara lidhur me rastin, do të njoftojmë me kohë”, shtoi ajo.

Ndryshe, sot rreth orës 08:00, është raportuar se në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, dy zyra janë përfshirë nga zjarri. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin.Teksa nuk raportohet për persona të lënduar.

Related posts

NATO-ja dislokon forca shtesë në Kosovë

admin

Shtëpia e Bardhë thotë se po vazhdon të shtyjë për armëpushim

rezart morina

Kurtit i kërkohet të mos heqë dorë nga vendimet për targat dhe dokumentet

admin